13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Libri biografik i Britney Spears do të kthehet në film

Libri me kujtime i këngëtares Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të kthehet në një film. ‘Universal Pictures’ fitoi të drejtat për librin në një luftë ofertash gati një vit pasi ai doli në librari, me regjisorin e “Wicked” Jonathan Murray Chou dhe producentin Marc Platt që thuhet se ishin kryesuesit për t’u bashkuar me filmin.

Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale.

“E emocionuar të ndaj me fansat e mi se jam duke punuar në një projekt sekret me #MarcPlatt” ka shkruar ajo. “Ai ka bërë gjithmonë filmat e mi të preferuar… qëndroni të sintonizuar.”

Libri ‘The Woman In Me’ ka pasur një sukses të madh që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën në javën e parë në librari. Kujtimet përfshijnë një sërë zbulimesh të rëndësishme nga karriera dhe marrëdhëniet e saj dhe periudha 13-vjeçare që babai i mori kujdestarinë.
Këngëtarja ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim i dytë me kujtimet e saj.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit