13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 975

Vërmicë, pritja zgjatë 15 minuta

0

Mërgimtarët kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë.

Kështu atyre shpeshherë iu duhet që të presin edhe gjatë në kufi.

Por, në këto orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, duket se radhët nuk janë të gjata.

Të paktën ashtu duket bazuar në përditësimin e fundit që ka bërë Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftimin e QKMK-së, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20 deri në 25 minuta, ndërsa daljet tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, te pika kufitare Kullë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 20 minuta, po ashtu pritje deri në 15 minuta ka edhe në dalje.

Pritje 15 minutshe ka edhe në Vërmicë.

Deri në 10 minuta po presin edhe udhëtarët nëpër pikat tjera kufitare.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, Osmani takon gjatë kësaj jave liderët e partive politike

0

Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa subjektet politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, transmeton Telegrafi.

Burime të Telegrafit nga Presidenca kanë bërë të ditur se në letrën dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Lidhur me ftesën e presidentes Osmani, një reagim e ka bërë edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli thotë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën, nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.

“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, kishte pohuar ai.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Partia Demokratike e Kosovës ishte e pajtimit që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LDK-ja e AAK-ja dëshironin fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. /Telegrafi/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ligji për ATK-në ngjall reagime nga komuniteti i biznesit dhe ekonomistët

0

Ligji për procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, po u duket ngarkesë përfaqësuesve të biznesit dhe odave të ekonomisë në vend. Për shkak të disa pikave, kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka thotë se ky ligj nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. E njohësi i ekonomisë thotë se ligji paraqet sfida për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me këtë ligj çdo transaksion në vlerë prej mbi 300 eurosh kërkohet të bëhet përmes bankës. Më herët ishte mbi vlerën 500 euro.

Ligji i ri për procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, i ka shqetësuar bizneset e vendit. Duke e quajtur si fatkeqësi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i tha Radio Kosovës, se gjatë hartimit të këtij ligji nuk janë marrë parasysh rekomandimet e tyre. Ai tha se ligjet e Kosovës duhet të jenë në harmoni me Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë duhet të përmirësohet ambienti i të bërit biznes.

“ Janë një sërë ankesash që ne i kemi pasur si Odë Amerikane. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë më shkurtimin e periudhës ose të drejtës për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ka disa ankesa të tjera të cilat lidhen me qasjen diskriminuese sidomos për ruajtjen e regjistrave që lidhen me shërbimet elektronike, ku tashmë kërkohet që duhet të ruhen për një periudhë se paku dhjetë vite. Ne, si Odë, kemi konsideruar se kjo përben diskriminim dhe nuk është në përputhje me direktivat e BE-së ani pse në të njëjtën kohë Kosova, si një prej shteteve aspiruese të BE-së, ka dhenë zotimin se të gjitha aktet e saj ligjore do të jenë në përputhje me kornizën ligjore të BE-se”, tha ai.

E që ky ligj paraqet sfida e vështirësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në veçanti për sektorin prodhues, tha edhe Safet Gexhaliu, njohës i fushës së ekonomisë.

“Ajo çka vlen të theksohet është fakti që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sidomos ato prodhuese, punojnë dhe avancojnë më tepër prej ndërmarrjeve të mëdha e në këtë drejtim, ligji i ri për procedurat e ATK-së po krijon një sfidë të re, në veçanti kur kemi të bëjmë me transaksionet përmes bankave për shumën mbi 300 euro. Kjo rregullore po krijon një barrë të rëndë financiare për kompanitë e vogla e të mesme të cilat shpeshherë varen nga pagesat në dorë për të mbajtur aktivitetin e tyre të përditshme. Kjo është një qasje e gabuar”, deklaroi Gërxhaliu.

Administrata Tatimore në një përgjigje me shkrim dhënë Radio Kosovës thotë se “Ky Ligj rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës që janë në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të ATK-së. Ndërsa për informata rreth politikave fiskale, ATK thotë se është përgjegjëse Ministria e Financave.

Sipas këtij ligji “Çdo transaksion mbi treqind euro, kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare ose formave të tjera të pagesës në mënyrë elektronike”. Pra, ndryshimi është ulja e vlerës së transaksionit nga 500€ në 300€, si dhe mundësia e pagesës edhe përmes mënyrës elektronike e jo vetëm përmes llogarisë bankare.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërron jetë ylli i ‘Neighbours’, Janet Andrewartha

0

sharethis sharing button

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare aktorja e “Neighbours”, Janet Andrewartha, e njohur për rolin e saj si Lyn Scully.

Duke njoftuar vdekjen e saj në Instagram, llogaria zyrtare shkruan: “Të gjithë në Neighbors janë thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Janet Andrewartha”, transmeton klankosova.tv.

“E dashur nga shikuesit për rolin e saj si Lyn Scully e Ramsay Street, Janet do të mbahet mend për punën e saj të gjerë”.

Personazhi i saj ishte nëna e Stephanie (Carla Bonner), Felicity (Holly Valance) dhe Michelle (Kate Keltie) dhe ishte e martuar me Joe (Shane Connor), për rreth 20 vjet nga viti 1999.

Bashkëylli i saj Jackie Woodburne, i cili luan Susan Kennedy, tha:

“Janet ishte një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj, por më shumë se kaq, ajo ishte një grua e jashtëzakonshme. Pasionante, politike, kurioze, ekscentrike e lezetshme, bujare dhe argëtuese. Për mua ajo ishte një shoqe e palëkundur për më shumë se 45 vjet”.

Nën postimin, Stefan Dennis, i njohur për rolin e biznesmenit të keq Paul Robinson në “Neighbours”, shkroi: “Shumë i mërzitur për të humbur (Xhanetin) bukuroshe.

“Siç tha Jackie, ajo ishte me të vërtetë një aktore e jashtëzakonshme që ishte një kënaqësi për të punuar dhe për t’i qenë pranë”.

”Të gjithëve do të na mungosh vajzë e dashur

Totaj fton të gjithë që të vizitojnë fshatin Planejë të Hasit

0

Kryetari  i Prizrenit, Shaqir Totaj ka ftuar qytetarët dhe turistët që të vizitojnë  fshatin Planejë të Hasit.

Sipas tij, ky fshat  duhet vizituar patjetër për të shijuar bukuritë natyrore që e rrethojnë këtë fshat.

Ai ka thënë se ky fshat përbëhet nga banorë që kryesisht merren me zejen e bukëpjekësit dhe ka një diasporë të zhvilluar që funksionon në tërë Evropën.

“Ky fshat shtrihet rrëzë bjeshkës së lavdishme të Pashtrikut, me banorë që kryesisht merren me zejen e bukëpjekësit dhe ka një diasporë të zhvilluar që funksionon në tërë Evropën,” shkruan Totaj.

Totaj ka shtuar se Planeja njihet edhe për teqetë dhe tyrbet që vizitohen mjaft, si dhe karakterizohet nga bunari i fshatit që ka furnizuar banorët me ujë të pijshëm për shumë kohë.

“Planeja njihet edhe për teqetë dhe tyrbet që vizitohen mjaft, si dhe karakterizohet nga bunari i fshatit që ka furnizuar banorët me ujë të pijshëm për shumë kohë.I rrethuar me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, Planeja duhet vizituar me doemos!”, shkruan tutje kryetari Totaj.

ChatGPT can make mistakes. Check impor

174 infermierë sivjet ikën nga Kosova

0

Që nga janari e deri në korrik të këtij viti hiç më pak se 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar, si kusht për t’u punësuar jashtë vendit. Ndërsa, 81 infermierë kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryetarja e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmie Gori.

Arsyeja e largimit nga sistemi shëndetësor i Kosovës, sipas Gorit, është çështja e pagës.

“Ndërrimet e natës, festat nuk paguhen, çështja e pagës diskriminim mes infermierëve dhe mjekëve, ngarkesë e madhe në punë, mos vlerësim i punës së infermierëve, mos marrja pjesë në vendimmarrje, në Borde, askund”, u shpreh ajo.

Ish-ministri i Shëndetësisë: Statistikat e largimit të infermierëve nga Kosova përbëjnë alarm

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e LDK-së, Armend Zemajn, statistikat e ikjes së infermierëve nga Kosova janë tmerruese.

Ai për Front Online ka deklaruar se largimi masiv i profesionistëve shëndetësor është alarm.

“Shifra të tilla të largimit të infermierëve janë me të vërtetë tmerruese, d.m.th. ka kaluar vetëm gjysma e vitit dhe kemi ketë interesim kaq të lartë të ikjes së infermierëve, nuk do të quaje shqetësim por ALARM, zhurma e të cilit po has në vesh të shurdhër”, theksoi Zemaj.

Deputeti Zemaj ka radhitur disa nga arsyen që infermierët po largohen nga vendi.

“Ka shumë arsye, pasiguria për zhvillimin e karrierës, mungesa e mundësive për avansimin e njohurive, pagat e vogla, mos pagesa e orëve shtesë, ambienti toksik dhe trajtimi i padinjitetshëm në vendin e punës”, u shpreh ai.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë muaj më parë kanë thënë për Front Online se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore, në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deputeti i PDK-së: 1304 infermierë janë larguar nga Kosova gjatë tri viteve të qeverisjes së Kurtit

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar për Front Online se gjatë Qeverisjes së Kurtit mbi 1 mijë infermier janë larguar nga Kosova.

Haxhiu thotë se profesionistët shëndetësor janë të pakënaqur me kushtet e punës dhe pagat.

“Vetëm gjatë viteve 2021, 2022, 2023 gjatë Qeverisë Kurti nga Kosova kanë ikur 1304 infermierë, të pakënaqur me pagat dhe kushtet e punës”, deklaroi ai.

Deputeti i PDK-së vlerësoi se për t’u larguar nga vendi infermierët i ka nxitur injorimi i Qeverisë.

“Kërkesat e infermierëve janë injoruar nga Qeveria dhe kjo ka nxitë ikjen e tyre nga Kosova për kushte më të mira”, u shpreh Haxhiu.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Njohja e pasaportave ilegale serbe, Rexhaj i VV-së: “BE na minoi sovranitetin”

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “minim të sovranitetit” të Kosovës njohjen nga ana e BE-së të pasaportave ilegale serbe që lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për serbët e Kosovës, e ku pretendohet juridiksion mbi Kosovën.

“Nuk është bërë në konsultim me Qeverinë e Kosovës…është vendosur në formë arbitrare, nuk janë dëgjuar dhe analizuar pra në teren të dhënat edhe analizat”, ka thënë deputeti i VV-së.

“Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe minim në sovranitetin e Republikës së Kosovës”, tha Rexhaj për Ekonomia Online.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

https://prizrenpress.com/edi-alumin-ne-prizren-shpall-konkurs-per-mjeshter-te-dyerve-dhe-dritareve-te-plastikes/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Distria Krasniqi me medalje të argjendtë në Paris2024

0

(E plotësuar) – Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo u mposht në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova me Ippon.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike  “Paris 2024”.

Kosova, tjetër medalje olimpike

Distria Krasniqi i siguron Kosovës medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike Paris 2024.

Distria u kualifikua në finale, ku synon medaljen e artë.

Distria në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Kalohet edhe pengesa e radhës, izraelitja, Gefen Primo.

Distria Krasniqi pranë medaljes, ku i mjafton një fitore.

Distria e nis mbarë, fiton me ippon

Distria Krasniqi e ka nisur mbarë garimin në LO Paris 2024.

Xhudistja jonë, shënoi fitoi ndaj indonezianes, Maryam Maharani, me ippon, kategoria -52 kg.

Krasniqi u kualifikua në çerekfinale.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kujtohet Beteja e UÇK-së në Buçe të Opojës

0

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar një nga betejat më të rëndësishme në historinë e luftës për lirinë e Kosovës, betejën e Buçes në Opojë.

“Më 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftëtarësh të UÇK-së, të cilët kishin qenë për armatim, ranë në pritë të forcave serbe. Në përplasjen e ashpër që pasoi në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne, ranë heroikisht dy luftëtarë të UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj”, shkruan Berisha.

“Gjatë kësaj beteje, edhe forcat serbe pësuan humbje të rëndësishme. Oficeri i lartë i ushtrisë serbe, Deliq, la jetën në këtë betejë, ndërsa kryemilici i policisë serbe në komunën e Dragashit u plagos rëndë”.

“Rënia e dy luftëtarëve trima dhe plagosja e katër të tjerëve ishte një humbje e madhe për UÇK-në. Nexhati, një mërgimtar që kishte lënë Zvicrën për të luftuar për lirinë e vendit, dhe Beamiri, një i ri nga Zhuri që kishte ardhur vullnetar në UÇK, ishin në krye të detyrës për furnizimin me armatim nga Shqipëria”.

“Pavarësisht humbjeve, lufta dhe furnizimi me armë vazhduan. Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe malet e Breznes, u angazhua një pjesë e kompanisë së fshatit Billushë-Kushtrim dhe Poslisht. Ata arritën të tërheqin ushtarët e plagosur, si Sami Berisha nga Lezi, Albrim Krasniqi nga Vlashnja, Shasivar Ajazaj nga Zhuri dhe Ismet Zymberi nga Tusuzi.”

“Në këtë aksion morën pjesë edhe Policia Ushtarake me Salajdin Berishën në krye dhe Ekrem Rexha-komandant Drini, të cilët u angazhuan në operacionin për nxjerrjen e kufomave të dëshmorëve dhe të plagosurve. Ky operacion përfshiu një pjesë të komandës së Shtabit Lokal, një pjesë të Batalionit të Parë dhe të Dytë, si dhe komplet Policinë Ushtarake. Xhevat Berisha, komandanti i ZKZ, i shoqëruar nga luftëtarët e Vërmicës dhe Zhurit, u angazhua për tërheqjen e kufomës së Nexhat Fanaj nga fushëbeteja”.

“Vlen të theksohet kontributi i madh i banorëve të fshatrave Buçe dhe Brezne, të cilët ndihmuan luftëtarët e lirisë dhe të plagosurit në këtë betejë”.

“Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb deri më 12 qershor 1999, kur përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona”.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rikthehet vapa e javës së kaluar

0

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të kemi përkohësisht rikthimin e të nxehtit afrikan.

Këshillohet të keni kujdes nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat do shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C. /MeteoKosova