8.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

100 euro nga shteti për punëtorët e sektorit privat, javën e ardhshme pritet të bëhet ekzekutimi i mjeteve

Ministria e Financave ka bërë të ditur se mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro, ndërsa njofton se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i aplikimeve dhe ekzekutimi i mjeteve.

Në njoftim po ashtu njoftohet qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 12 prill, kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Sipas tij, vlera totale për këtë ndihmë do të jetë rreth 100 milionë euro.

Deri tani shumën prej 100 euro e kanë marr pensionistë dhe punëtorët e sektorit publik. /Telegrafi/

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

Lajmet e Fundit