10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Sot Kosova feston shtatë vjetorin e Pavarësisë

flamuri i kosovesSot shteti i Kosovës feston përvjetorin e shtatë të Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008 në një seancë solemne Kosova u shpall shtet i pavarur që deri në atë kohë administrohej nga UNMIK-u.

Shpalljes së Pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë që nga viti 1989 por edhe më herët ku popullata shqiptare nuk iu ka bindur asnjëherë regjimit komunist dhe atyre serbë të ish-Jugosllavisë.

Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë Kosova po përballet me papunësinë e madhe, me protesta të arsimtarëve, minatorëve dhe mbi të gjitha me ikjen e qytetarëve nga vendi.

Sipas statistikave mbi 50 mijë qytetarë vetëm nga nëntori i vitit të kaluar deri më tani e kanë braktisur Kosovën. Në mesin e të ikurve janë edhe mbi 5 mijë nxënës, ndërkohë që po vazhdon ende ikja e njerëzve që nëpërmes territorit serb po ia mësyjnë shteteve të Evropës

Më Shumë

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit