122 të shëruar nga koronavirusi, 34 raste të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 34 qytetarë janë infektuar me koronavirus.

Ndërsa, 122 e kanë “mposhtur” atë. Ministri Zemaj nuk ka përmenduar nëse ka pasur viktima përgjatë këtyre 24 orëve.

Ai në Facebook, ka përmendur hapjen e kufijve të Maqedonisë për Kosovën, pa teste PCR.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoi zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisedë telefonike”, ka shkruar Zemaj.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit