13 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Express.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportet ditore të këtij institucioni.

E numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 480 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet ne njoftim

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit