13 të vdekur nga COVID-19 që nga dje

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi drejtuar mediave.Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, thuhet në njoftimin e IKSHP’së./Gazeta Express

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit