11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

VV: Edhe nesër do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është shprehur se nesër do të ketë gaz lotsjellës dhe veprime të njejta për të penguar seancën e thirrur nga Kuvendi.

Çaushi në një konferencë për medie, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve.

“Kanë kaluar tre muaj nga marrëveshjet dhe e kemi të qartë se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. Do ti kundërshtojmë patjetër edhe seancat. Nuk ka normalitet pa u tërheq marrëveshjet. Dhe për mënyrat e kundërshtimit do ti shohim”, ka deklaruar Çaushi, raporton “Zëri”.

Ndërkaq, në lidhje me lajmin se prapa djegies së veturave zyrtare qëndron “Vetëvendosje”, Çaushi ka thënë se ky lajm i cili është publikuar nëpër disa medie nuk është aspak i vërtetë dhe se “Vetëvendosje”, distancohet nga djegia e veturave zyrtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për lajmet se aktivistët e opozitës kanë djeg disa vetura”, ka deklaruar Çaushi.

Kurse, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Makolli është shprehur se është rrahur nga Policia pasi që e ka sulmuar me ngjyrë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ka thënë se është keqtrajtuar nga Policia edhe brenda stacionit policor duke shtuar se është rrahur nga Njësia Speciale e Mitrovicës.

Më Shumë

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit