7.5 C
Prizren
E enjte, 27 Nëntor, 2025

15 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Një tragjedi tronditi Kosovën 15 vite më parë, ku 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Ngjarja kishte ndodhur kur autobusi që po barte 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në humnerë në Fushë Arrëz të Pukës, me ç’rast 34 nxënësit e tjerë u lënduan rëndë

Pas identifikimet të trupave shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga Ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor te “Lëndina e Lotëve” të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës në qytetin e Malishevës.

Më Shumë

Avokati Smakiqi reagon për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj nga Romaja e Hasit: Kërkohet urgjentisht monitorim ndërkombëtar

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj, i cili u ndalua më 25 nëntor 2025 në territorin e...

U mbajt edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren

Sonte në Prizren u zhvillua edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës, organizuar nga artisti prizrenas Gani Sunduri, i njohur për...

Lajmet e Fundit