2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

150 lira për likuidimin e Isa Boletinit

Isa boletiniNë dokumentet e dosjes së Portës së Lartë për Isa Boletinin nuk flitet drejtpërdrejt për betejën e zhvilluar në Boletin natën e 21 nëntorit 1908, që zgjati deri në orët e vona të ditës së nesërme.

Siç dihet, nga dokumente të proveniencave të tjera, forcat osmane me rreth 1.500 ushtarë vunë në përdorim edhe topat duke bombarduar pandërprerë kullën e tij në Boletin.

Gjatë këtyre përleshjeve forcat osmane patën disa të vrarë, karshi 3 dëshmorëve shqiptarë që ranë në këtë fushëbetejë. Ndërkaq kulla e Isa Boletinit u rrënua për herë të dytë. Ky drejtues i Lëvizjes së kryengritjeve, ndonëse mori plagë të rënda, ia doli me bashkëluftëtarët e tij të çante rrethimin dhe të kalonte në Rrafshin e Dukagjinit. Për këtë flasin gjerësisht burimet austriake e bullgare.

Konsulli austriak në Mitrovicë thotë se “Isa Boletini, me taktikën dhe me guximin e rrallë vuri në pikëpyetje vlerat e ushtrisë osmane, sepse, sipas tij ‘4 batalione pushkatarësh, një batalion këmbësorie dhe shumë topa nuk ia dolën në betejën 24-orësh ta mposhtin Isa Boletinin me 10-15 bashkëluftëtarë të tij besnikë’ (Raport i konsullit austro-hungarez nga Mitrovica, 3 dhjetor 1908). Vlerësim të ngjashëm ka dhënë edhe konsulli bullgar në Shkup (Raport 10 dhjetor 1908)…/koha ditore/

Më Shumë

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Një e vdekur dhe dy të lënduar në vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar të martën në autostradën Ibrahim Rugova, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë...

Lajmet e Fundit