14.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Fundi i ‘dardanëve’

E themeluar në vitin 2007 nga të pakënaqurit e atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e Nexhat Dacit, Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) është çregjistruar nga KQZ.

Ndarja e LDK-së në dysh i kushtoi asaj me kalimin në opozitë në zgjedhjet e vitit 2007 ndërsa vendimi i KQZ-së për çregjistrimin e LDD-së është marrë dy ditë para se LDK ta festojë 26 vjetorin e themelimit.

Vendimi për çregjistrimin e partisë është marrë dje nga KQZ dhe është nënshkruar nga kryesuesja e këtij komisioni, Valdete Daka.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e KQZ-së të nënshkruar dje, në të cilin thuhet se kjo parti është çregjistruar për shkak se nuk ka përmbushur obligimet që dalin nga Ligji për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike për mbajtjen e kuvendit zgjedhor të partisë brenda kohës së parashikuar.

Gjithashtu KQZ në vendim thotë se ka gjetur që LDD nuk e ka respektuar vendimin e këtij institucioni të marrë në tetor të këtij viti për pezullim në mënyrë që kuvendi të mbahet brenda 45 ditëve.

LDD-cregjistrimi

“Kryetari dhe organet drejtuese të partisë LDD edhe pas marrjes së vendimit për çregjistrim nga ana e KQZ-së vazhdojnë të jenë përgjegjës për të gjitha të drejtat dhe obligimet e krijuara gjtë periudhës së të qenit aktivë”, thuhet në vendim.

LDD u krijua në fillim të vitit 2007 pas çarjes së madhe të LDK-së në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në fund të vitit 2006 të njohur si “Kuvendi i karrigeve” për shkak të përleshjeve gjatë punimeve të tij.

Atëbotë, Nexhat Daci u largua nga LDK pas zgjedhjes së Fatmir Sejdiut në krye të partisë dhe shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Kuvendit, pak javë pas vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Kallxo.com

Më Shumë

Ballkani ngec në Drenicë, humb 2-0

Drenica ka fituar 2-0 ndaj Ballkanit në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit fituan me dy gola të shpejtë në minutat...

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Lajmet e Fundit