22 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Komuna e Malishevës kërkon më shumë angazhim të kompanive për pastrim të borës

Autoritetet komunale të Malishevës, të hënën, kanë bërë thirrje që shoferët të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

Në mbledhjen e qeverisë lokale është raportuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës, me ç’rast është thënë se të gjitha rrugët kryesore janë të hapura, përfshirë edhe rrugët e fshatrave të thella malore, por që për shkak të ngricave dhe akullit të krijuar në rrugë, qarkullimi është i vështirësuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të Zyrës për informim, kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka kërkuar që të ketë angazhim edhe më të madh, pasi ka vështirësi në qarkullim për shkak të sasisë së madhe të borës.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka theksuar se “kompania e kontraktuar në vazhdimësi ka qenë e angazhuar, por hapja e rrugëve në 44 vendbanime është e pamundur të bëhet menjëherë, mirëpo ajo që është me rëndësi, është se rruga për fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri është hapur, ndërsa edhe rrugët e tjera kryesore janë të hapura, por qarkullimi është i vështirësuar për shkak të akullit të krijuar”. Prandaj u ka bërë thirrje shoferëve që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

Në anën tjetër, Drejtoria e Arsimit ka raportuar se të gjitha shkollat janë të hapura dhe procesin mësimor e vazhdojnë normalisht.

Më Shumë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Flora Sinani garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 9 në fletëvotim, si pjesë e listës së partisë...

Koburja e Hodo Pashë Sokolit dhurohet në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Linda Sokoli: Ndër të paktat sende që shpëtuan nga shtëpia

Në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është pasuruar fondi historik me një objekt të çmuar, koburja origjinale e Hodo Pashë Sokolit, komandantit të...

Lajmet e Fundit