Anibar hap thirrjen për filma të animuar

Festivali i Animacioni Anibar ka hapur thirrjen për aplikim me filma për edicionin e shtatë të festivalit, thirrja do të jetë e hapur deri me 30 prill, i cili do të mbahet prej 15 deri më 21 gusht të këtij viti.

“Anibar inkurajon filmbërësit të marrin pjesë në këtë fazë të përzgjedhjes së filmave, aplikimet janë pa pagesë dhe të hapura për filmat që përfshijnë animacione të gjeneruara me kompjuterë dhe kombinimet e animacionit me live action. Aplikimet janë të mirëpritura nga profesionistët, studentet, dhe të gjithë filmëbërësit që e kanë përfunduar filmin e tyre të animuar pas datës 1 Janar 2015”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Për të aplikuar duhet të plotësohet forma online, e cila mund të gjendet në uebfaqen e Anibar-it dhe duhet qe filmat të ngarkohen online në platformën www.reelport.com, www.filmfreeway.com www.festhome.com

Filmat që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e festivalit do të garojnë për kuroren e më të mirit të ndara në disa kategori:

– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Internacionale
– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Ballkan
– Kurora për filmin më të mirë të kategorisë Student
– Kurora për Çmimin e publikut
– Kurora për Kauzën më të mirë
– Kurora për videon e animuar muzikore më të mirë
– Kurora për filmin më të mirë për mejdisin
– Kurora për filmin më të mirë për fëmijë.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit