19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Mustafa: Ta kthejmë Kosovën në rrugën e stabilitetit

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në profilin tij në Facebook ka shkruar për 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar, por sipas tij, duhet mbledhur energjitë pozitive për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit.

“Këto ditë, Kosova shënon 8 vjetorin e pavarësisë së saj. Këtyre ditëve festive, që kulmon më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne u gëzohemi me arritjet tona dhe atdheut tonë. Duke qenë mirënjohës për kontributin e kosovareve e kosovarëve, heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve dhe për të gjithë luftëtarët që i dolën zot kombit e atdheut tonë. Por, edhe duke qenë mirënjohës e falënderues ndaj aleatëve të aspiratës sonë për të jetuar të lirë e të pavarur”, ka shkruar Mustafa.

“Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”.

“Askush, as vendimet arbritrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”.

“E tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë”.

“Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Luizi e dërgon vajzën në polici

Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se...

Lajmet e Fundit