22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Limaj: Prokuror mos u merr me politikë

Edhe sot po e vazhdon dëshminë ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili po merret në pyetje nga prokurori për SMS-at e shkëmbyer me Mehmet Shkodrën, në rastin e “MTPT-së”.

Në gjykimin e Fatmir Limajt, në rastin e “MTPT-së”, gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit Tahir Rrecaj për mospranimin e SMS-ve si prova. Bëhej fjalë për SMS-a që ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shkëmbyer me ish-biznesmenin gjilanas Mehmet Shkodra, i cili kërkonte që me anë të Mustafës t’i mundësohej një takim me ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, transmeton “Kallxo.com”.

Në njërin nga këta SMS, sipas prokurorisë Shkodra i shkruante Mustafës se nëse nuk i mundësohej një takim me Limajn për të folur rreth tenderëve të rrugëve, ai do t’i bënte publike ato që dinte, pa saktësuar çfarë. Mustafa i përgjigjej po me SMS se me këtë që po paralajmëronte të bënte, Shkodra më shumë do t’i prishte punë vetes se sa Limajt.

Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt kishte kërkuar që këta SMS të refuzohen si prova, por sot gjykata e refuzoi kërkesën e Rrecajt.
Gjatë dëshmisë së djeshme dëshmitari Mustafa e kishte konsideruar Shkodrën militant të PDK-së, parti së cilës i takonte Limaj në kohën për të cilën po akuzohet si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Mustafa edhe sot, sikurse dje, ka kërkuar që seanca në të cilën po jep dëshminë të mos xhirohet nga mediet.
Në seancën e gjykimit të tij dhe katër personave tjerë Fatmir Limaj i kërkoi prokurorit kryerjen e punës së tij. “Kërkoj nga prokurori që të mos merret me politikë, por ta kryejë punën e tij”, ka deklaruar Limaj

Më Shumë

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Punimet në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 18.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...

Lajmet e Fundit