25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Jeta e xha Antonit nga Prizreni të tmerron

Plaku Anton Karadakoviqi, i njohur si “janjevalia”, ngase ka prejardhje nga Janjeva, dikur qyteti që i dha zejen e llamarinës, tashmë jeton i vetmuar në një shtëpi në një dhomë, në të cilën po qëndrove një minutë domosdo duhet të kërkosh ndihmën mjekësore, sikurse na ndodhi edhe ne sot, bashkë me përcjellësin tim, Gjon Preniqi. Duke mos arritur që aty të qëndrojmë as pak minuta, e nxorën para dere xha Antonin dhe nga afër bashkëbiseduam me të. Ai tregon për “Kosova Sot” se para 22 vjetësh i ka vdekur bashkëshortja, Antoneta, kurse shton se i ka dy fëmijë në Kroaci, djalin Branko dhe vajzën, të cilët për fat të keq jetojnë në kushte shumë të mjera në Kroaci.

“Ata nuk kanë mundësi që të përkujdesen për mua”, pohon plaku Anton dhe shton: “Unë po kërkoj dhe po i lus këndo që mundet të më mundësojë të më dërgojnë në ndonjë shtëpi pleqsh, ngase këtu më nuk mundem të jetoj. Nuk mundem as të ec. Dua ta falënderoj Luka Preniqin, edhe pse ai është në moshën 83-vjeçare, që përkujdeset për mua, më sjell bukë e ndonjë ilaç. Unë i kam së paku dhjetë sëmundje”, shkruan gazeta Kosova Sot.

Anton Karadakoviqi tregon se 75 euro që i merr si pension nuk i dalin vetëm për ilaçe.“Luka po tregon kujdes si për vëllain e tij. Nuk kam forcë të dal asnjë hap, prandaj edhe më vjen keq që aty i kryej të gjithë nevojat e mia. E di se ju po villni për shkak të erës, sepse këtu ka lagështi, ka minj ka gjithçka të keqe e asnjë të mirë”, shprehet xha Antoni. Ai pohon se nuk ka forcë as të ngrihet që të hajë.

“Më duhet një përkujdesje në shtëpi të pleqve, kudo që ka”, tregon xha Antoni dhe pastaj ulet, sepse nuk mund të qëndrojë në këmbë. Brenda shtëpisë ka minj të shumtë, pastaj ka erë të rëndë, sepse ai aty i kryen të gjitha nevojat, edhe fiziologjike. Jeta e plakut është e tmerrshme, për një skenar filmi të tipit horror. Pas publikimit të këtij shkrimi, shpresojmë se dikush do të interesohet për fatin e këtij plaku 81-vjeçar, që së paku edhe këtë pjesë të jetës ta bëjë me një ajër të pastër, shkruan gazeta Kosova Sot.

Xhaxhi Anton jeton në Prizren dhe gjendja e tij është e mjerë. Ai tregon se tashmë nuk sheh, nuk dëgjon, është plotësisht i humbur. Bashkëshoqëruesi im, Gjon Preniqi, tregon se ka edhe dy-tri ditë bile ndoshta edhe më shumë që nuk ha as një gram bukë.

“Është tepër i shqetësuar. Ka net të tëra që nuk fle, sepse ka kohë që nuk i ka parë familjarët e tij në Kroaci”, tregon Preniqi. Vetë plaku Anton thotë se edhe djali i tij jeton në një shtëpi pleqsh. Shton se vajza e tij nuk e di se ku ndodhet babai e as si është. Urgjentisht duhet të sensibilizohet jo vetëm Komuna e Prizrenit, por edhe vetë Qeveria, për ta shpëtuar këtë person që bën jetë tmerri. Është tmerr që në shekullin 21 të ketë njerëz që bëjnë jetë si në mesjetë.“Nuk mundem më kështu. Jam mbështet tek Zoti dhe në ndonjë bamirës që të më shpëtojë nga ky tmerr e të më dërgojnë në spital apo në ndonjë shtëpi pleqsh.

Më Shumë

Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 25 gradë Celsius

ot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta. Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat pritet...

Mbi 2 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale. Sipas statistikave të policisë, në 24 orët e fundit janë...

Lajmet e Fundit