11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Britania nis procedurat ligjore për daljen nga BE-ja

David Cameron po merr shumë seriozisht kërkesat e Bashkimit Europian për tu qartësuar në veprimet e veta, duke vendosur të marrë veprime konkrete për t’iu përmbajtur vendimit të Brexit.

Ai po përgatit terrenin për votimin e ‘nenit 50’ nga Parlamenti. Një firmë ligjore është duke marrë masa për të siguruar proçes formal të votimit nga Parlamenti që Mbretëria e Bashkuar të lërë BE-në, sepse ky proçes nuk mund të fillojë pa një akt të Parlamentit. Ky hap vjen pasi Britania votoi për tu larguar nga BE në referendumin e 23 qershorit, pas të cilit David Cameron njoftoi dorëheqjen si Kryeministër në tetor. Pasi procesi ligjor është përcaktuar Britania ka dy vite kohë për të negociuar një marrëveshje dalëse nga BE-ja.

“Çdo kryeministër që përdor fuqitë ekzekutive për të filluar procesin e daljes nga BE do të vepronte në mënyrë të paligjshme dhe kundër Aktit të Komunitetit Evropian që mbron anëtarësimin në Mbretërinë e Bashkuar e BE-së” – tha nga ana tjetër një avokat i firmës.

Firma Ligjore thotë se Kushtetuta siguron se vetëm një akt parlamentar do ti jepte Kryeministrit autoritet ligjor për zbatimin e procedurave dalëse nga Blloku.

“Ne duhet të sigurojë që qeveria ndjek procesin e duhur për të pasur siguri ligjore dhe mbrojtur Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe sovranitetin e Parlamentit në këto rrethana- thonë përfaqësues të studios- Rezultati i referendumit nuk vihet në dyshim, por ne kemi nevojë për një proces që ndjek ligjin e Mbretërisë së Bashkuar për ta miratuar atë”.

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit