2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi kritikon mungesën e stafit për autoambulancat në Gjonaj dhe Zhur

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka reaguar ndaj vendimit të Komunës për vendosjen e autoambulancave në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gjonaj dhe Zhur, duke e cilësuar këtë si një veprim të pamjaftueshëm dhe jofunksional për shkak të mungesës së stafit të dedikuar.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Kabashi, i cili mban numrin 20 në fletëvotim, ka theksuar se autoambulancat nuk mund të jenë në shërbim të qytetarëve pa ekipe të posaçme mjekësore dhe teknikë, të trajnuar për t’i operuar ato në raste emergjente.

Ai ka kritikuar Komunën për mënyrën si po e paraqet këtë veprim si përmirësim të shërbimeve, duke e cilësuar si një formë mashtrimi publik që nuk sjell zgjidhje reale për qytetarët e Hasit dhe Zhurit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas Kabashit, vendosja e autoambulancave pa staf:
• Nuk garanton transport të sigurt për pacientët
• Nuk lejohet ligjërisht që stafi i QMF-së të braktisë shërbimin për të shoqëruar pacientin
• Krijon presion të panevojshëm mbi stafin mjekësor nga familjarët
• Zë hapësira të panevojshme në ambientet e QMF-ve

Ai ka premtuar se me qeverisjen e LDK-së, sektori i shëndetësisë në Prizren do të përjetojë një transformim të thellë, duke u fokusuar në cilësinë e shërbimeve, staf të mjaftueshëm dhe kushte moderne pune.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Më Shumë

Anderson lëndohet, pritet të mungojë 4–6 javë

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Klubi ka konfirmuar se lojtari do të...

Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në...

Lajmet e Fundit