22-vjeçarja dhe i shoqi gjenden të vrarë në banesë

Një 22-vjeçare britanike dhe bashkëshorti i saj janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Dedektivët e policisë po e hetojnë këtë rast si vrasje. E reja dhe i shoqi, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Cambridgeshire. Nuk dihet ende asgjë se si u gjet i vdekur çifti, ndërsa policia po heton në këtë drejtim.

“Ne jemi tepër të trishtuar për humbjen e vajzës sonë Maddie. Zemrat tona janë të thyera, nuk e imagjinojmë jetën pa të. Kjo humbje është shumë e madhe. Ajo ishte një person i bukur si brenda dhe jashtë. Maddie e kalonte kohën me familjen dhe miqtë”, tha një prej familjarëve të vajzës.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Lajmet e Fundit