2.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

25 vjet pas, gjurmët e masakrës në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri

Të gjitha gjurmët e mbetura nga masakra në Krushë të Madhe do të ekspozohen në muzeun e ri në Kompleksin Memorial të Masakrës së Krushës së Madhe.

Projekti për ndërtimin e muzeut është nisur nga krushjanët para tri vjetësh dhe po vazhdon të dizajnohet nga profesorë dhe studentë të arkitekturës nga komuna e Rahovecit.

Në bazë të këtij projekti, planifikohet që brenda muzeut të shfaqen mbi 200 rrëfime të mbijetuarve nga masakra e Krushës së Madhe në formë digjitale përmes video-incizimeve, fotove, dhe postereve të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi tha se komuna është e gatshme të përkrahë këtë projekt. Ai tha se kjo ekspozitë do t’ia shtojë rëndësinë Krushës së Madhe pasi do të ketë më shumë vizitorë të cilët do të njohin historinë e këtij vendi.

“Përfaqësues të denjë dëshirojnë për t’i dhënë një dimension meritorë, ashtu siç është dashur ta kishte, dhe tashmë do ta ketë Krusha e Madhe. Si fillim i kësaj, këta profesorë me Ministrinë e Kulturës, me ambasadorë dhe Ambasadën amerikane kanë bërë një punë të mirë gjatë bashkëbisedimit me 202 intervistues, pra rrëfime nga të mbijetuarit e Krushës së Madhe. Është lajm i mirë që ky projekt po vazhdon me një peizazh kujtese duke i marrë për bazë tri pika të rëndësishme që i japin një dimension meritor Krushës së Madhe si një vend i lavdishëm me dhimbje shumë. Një mundësi e artë që në të ardhmen do të kemi, do të mund të shpalosim dhe duhet të shpalosim në vazhdimësi historinë qoftë për qytetarët tonë, po ashtu edhe për vizitorët e huaj. Krusha përmes këtij projekti do të vazhdojë të jep një pamje dhe mundësi gjithë bashkëkombësve tanë që të njohin më mirë dhe të mësojnë më shumë për Krushën. Ne si komunë e Rahovecit jemi të interesuar, jo vetëm nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, por besoj që edhe qytetarët janë të interesuar që të vazhdohet më përkushtimin aq sa kemi mundësi t’i japim këtë dimension Krushës së Madhe. Do të na shërbejë edhe neve si komunë që të jemi me një identitet të ri të munguar për sa i takon kulturës dhe trashëgimisë të gjithë asaj se çka ka ndodhur për popullin tonë”, tha Latifi.

Muzeu në Krushën e Madhe të Rahovecit është planifikuar të jetë gati në përvjetorin e shënimit të masakrës në Krushë të Madhe, më 25-27 mars të këtij viti.

Më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të kohës së luftës në Kosovë.

Më Shumë

Bizneset e reja marrin përkrahje nga buxheti i Komunës së Rahovecit

12 biznese të reja (START UP) të Komunës së Rahovecit, kanë përfituar përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës sl Rahovecit, përmes thirrjes së vendosur...

“Albana Bytyqi 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK” – Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e...

Zemra e Forcës

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit