6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Tentim vrasje në Korishë të Prizrenit: 25-vjeçari gjuan me armë në drejtim të pronarit të pompës

Sot rreth orës 16:15, në fshatin Korishë të Prizrenit, një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një pompe të derivateve, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të para, i dyshuari 25-vjeçar pas një mosmarrëveshje ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës.

Fatmirësisht nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar.

 

Policia ka identifikuar të dyshimtin, i cili më pas është paraqitur në Polici dhe ka dorëzuar armën.

“Lidhur me rastin është sekuestruar një armë ,një karikator , tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit  I dyshuari dërgohet  në mbajtje  për 48 orë.”, njofton Policia.

Më Shumë

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Lajmet e Fundit