12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Jasharaj: Punëtorët e arsimit do të jenë në grevë, nxënësit s’kanë çka të shkojnë në shkollë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë nëse do ta gjenin një zgjidhje së bashku me Qeverinë, procesi mësimor do të fillonte nesër. Sipas tij kërkesat nuk janë plotësuar dhe për këtë arsye punëtoret e arsimit do jenë në grevë.

“Kjo do të vazhdojë derisa qeveria fillon dhe bisedon me ne”, tha Jasharaj.

Më tej ai kërkoi nga prindërit ta mirëkuptonin sepse sipas tij, s’ishte vullnet i tyre, por siç thotë ai, nuk kishin zgjidhje tjetër.

” Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”, theksoi ai.

 

 

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, shtoi Jasharaj.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar të gjithë prindërit se janë bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë nesër.

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Ambasadori gjerman viziton Dragashin, theksohet bashkëpunimi për zhvillim

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit...

Lajmet e Fundit