-0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Gjuajtje me armë,arrestohet një person në Prizren

Një armë zjarri është sekuestuar pasi një person dyshohet se në një gazmend familjar në Prizrne, ka gjuajtur me revole.

Policia njofton se dje rreth orës 13:00, stacioni policor Prizren-Veri ka pranuar informatën se në rrugën “Flamuri i Arbërit” në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtur me armë zjarri.

Sipas njoftimit, patrulla policore bashkë me hetuesit  kanë shkuar në vend ngjarje për të marrë veprimet hetimore.

 

 

Më pas, para shtëpisë ku dyshohej për gjuajtje nga policia janë gjet dy gëzhoja të fishekëve.

Është identifikuar i dyshuari, në posedim i është gjet një pistoletë me një karikator, pa fishek.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacionit për intervistë.

Tutje thuhet se arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

“Kundër të dyshuarit është  filluar procedura penale për veprën   “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Goditen me veturë dy këmbësorë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia...

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione. Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj...

Lajmet e Fundit