1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Shqiptarja ndërron jetë, vajza 4-vjeçare kujtonte se ishte në gjumë

Një grua shqiptare, 40-vjeçare, ka ndërruar jetë në gjumë. Ajo që e bën tragjike këtë rast të rëndë është vajza e të ndjerës. 4-vjeçarja ishte në shtëpi vetëm me nënën e saj.

Por e vogla nuk e ka vënë re se çfarë ka ndodhur gjatë natës me mamanë e saj dhe ka qëndruar e qetë deri ditën tjetër në mesditë.

Gjithçka është zbuluar kur në shtëpinë e 40-vjeçares ka shkuar motra e saj. Kjo e fundit për shkak se e motra nuk i kishte hapur celularin ishte bërë merak. Nga ana tjetër, vajza 4-vjeçare kishte menduar se e ëma po flinte.

Kjo ngjarje e trishtë ka ndodhur disa ditë më parë në Vigevano të Pavias. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca dhe policia. Por nuk mund të bëhej asgjë. Gruaja kishte ndërruar jetë para disa orësh. Autoritetet vlerësuan se shkaku i vdekjes ishte natyral dhe nuk u urdhërua një autopsi.

Ndërsa vajza e vogël është marrë nga tezja, e cila tashmë duhet t’i shpjegojë se fatkeqësisht e ëma nuk po i flinte gjumë, por kishte ndërruar jetë./tvklan.al

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Lajmet e Fundit