Romanca e tij me nënën e dy fëmijëve, 37 vjeçare, supozohet se filloi gjatë betejës së tij gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard në Fairfax, Virginia.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje në disa raste udhëtuan bashkë me makinë.

Johnny Depp (Foto: Backgrid)

Ylli i Hollywoodit së fundmi u pa duke i përshëndetur fansat, jashtë Teatrit Orpheum në Los Angeles të dielën në mbrëmje, ku ai po performonte në turneun e tij muzikor me Jeff Beck në Los Angeles të dielën.

Aktori dhe muzikanti, 59 vjeçar, ishte shumë i ngrohtë me fansat përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Aktori i “Edëard Scissorhands” kishte veshur një kapele gri Fedora me fije kafe të gërshetuar.

Johnny dhe Joelle (Foto: Getty Images)

I njëjti mbante veshur një këmishë me vija të bardha me mëngët e përveshura, duke treguar tatuazhet e tij të shumta dhe një jelek gri me kopsa të zinj.

Kur lajmet për lidhjen mes Johnnyt dhe ish-të dashurës së tij, Joelle Rich, u publikuan muajin e kaluar, u tha se ata kishin ‘kimi’ jashtë mase.

Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të aktorit kur Rich mori pjesë në një dasmë familjare në Ibiza fundjavën e kaluar dhe burime në New York besojnë se marrëdhënia është zbehur – dhe në fakt mund të ketë përfunduar tashmë.

Reklama

Johnny Depp (Foto: Backgrid)

Depp ka qenë një nga emrat më të spikatur në tregun ndërkombëtar për shkak të gjyqit me ish-bashkëshorten.

Ai e paditi aktoren e “Aquman” për shkak të një editoriali që e kishte bërë për Washington Post, ku theksoi se ishte viktimë e dhunës në familje. /Telegrafi/