13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Vrasja me thikë në Prizren, babai i të akuzuarve thotë se kanë dërguar njerëz për të kërkuar falje

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar Aziz Ademaj, babai i të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, i cili ka thënë se pas rastit kanë dërguar njerëz për kërkim falje tek familja e të ndjerit M.K.

Orhan dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kemi qu njerëz pandërprerë, edhe mua më vjen keq si rast që ka ndodhur, kemi qu njerëz pandërpre, i pari është Xhevati i Bubavecit dhe Fetahi nga Prizreni, ata janë anëtarë të këshillit për pajtim”, ka thënë Ademaj.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Albert Ademaj, avokat Hajrip Krasniqi se djali i tij Orhani a ka pasur ndonjëherë konflikt me tashmë të ndjerin M.K, dëshmitari Ademaj ka thënë se mes tyre kishte pasur konflikt dhe se vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj kishte shkuar për t’i kërkuar falje për atë se i ndjeri M.K kishte therur me thikë djalin e tij.

“Po, vëllai i të ndjerit ka ardhur tek unë, tek shtëpia, nuk më kujtohet koha e saktë, sa më kujtohet pas rastit të parë ndoshta kanë kaluar dy muaj… më ka thënë Pajtimi unë jam vëllau i atij personi që ta ka therë djalin Orhanin. Unë i kam lut hajde hyjmë mrena pijmë kafe dhe bëjmë muhabet”, ka thënë dëshmitari.

Tutje, me kërkesën e avokatit Krasniqi, dëshmitari Ademaj ka bërë përshkrimin e tipareve figurative të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj dhe ka bërë identifikimin e tij në sallën e gjykimit.

“Në sallën e gjykimit është Pajtim Kurtishaj në rendin e dytë, ulësen e dytë në anën e djathtë duke shikuar nga trupi gjykues, i veshur me duks ngjyrë të kuqe dhe jelek të zi” ka thënë dëshmitari.

Ai ka shtuar se për konfliktin paraprak ku i ndjeri M.K e kishte therur djalin e tij Orhanin, nuk kishte qenë në dijeni djali i madh i tij, Alberti Ademaj.

Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Erblin Kraja ku ka thënë se në ditën kritike kur kishte ndodhur rasti si zyrtar policor ishte urdhëruar të shkonte në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Ai ka treguar se në emergjencë përveç personit që ishte pa shenja jete, prezent kishte qenë edhe një person me emrin Miran Halili.

Kraja tha se kanë bërë kontrollimin e Halilit e që nga i njëjti kanë marrë një çantë të dorës në të cilën kishte një telefon, letërnjoftimin e viktimës, një mbushës për telefon, një pako cigare me një cigare brenda saj dhe një shkrepës.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Orhan Ademaj, avokatit Blerim Mazreku se gjatë veprimeve policore a kanë parë të dorëzuar nga dëshmitari Halili apo të siguruar në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë thikë, dëshmitari Kraja ka thënë se nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar për një gjë të tillë.Të ngjajshme

Vrasja tek “Tranziti i ri” në Prizren, mbrojtja propozon që…9 Nën, 2022, 14:44

Supremja e kthen në rigjykim rastin e inspektorit të…8 Nën, 2022, 18:00

Refuzohet propozimi për ekspertizë të tretë të…8 Nën, 2022, 17:02

Në përgjigjet e pyetjeve të kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi, Kraja ka thënë se ka pasur informacion se i ndjeri është therur me thikë, por që nuk ka parë ndonjë të tillë.

Tutje, avokati Krasniqi ka kërkuar nga trupi gjykues t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, mirëpo këtë kërkesë e ka refuzuar gjykatësja Elezi.

Seanca e sotme është ndërprerë me kërkesën e prokurorit Genc Nixha i cili tha se i duhet kohë të përgatitet për marrjen në pyetje të dëshmitarit Aziz Ademaj dhe në prezencë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokat Sylë Hoxha.

Seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 16 dhe 21 dhjetor 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Lajmet e Fundit