4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Modriq: Ndaj Argjentinës do të jetë ndeshja e jetës

Ylli i Kroacisë, Luka Modriq ka dhënë një intervistë për kanalin spanjoll Rtve në prag të gjysmëfinales kundër Argjentinës.

“Është shumë bukur të jesh sërish në gjysmëfinale. Po ndodh diçka e jashtëzakonshme për kombëtaren tonë.  Asnjë nuk është favorit, por është diçka normale. Të gjithë shohin kombëtaret e mëdha. Duke qenë se jemi të vegjël, askush nuk mendon për ne, por nuk më intereson që të tjerët janë favorit dhe ne jo”, ka thënë Modriq.

 

 

“Mendojmë vetëm që të japim më të mirë, do të japim maksimumin, kjo është forca jon. Argjentina është një skuadër e madhe, por ne do të mundohemi që të luajmë ndeshjen më të mirë të turneut dhe të jetës sonë. Shpresoj që të jetë  e mjaftueshme për të shkuar në finale. Kam shumë dëshirë që të luajë, por nuk është e thjeshtë të luash ndaj një lojtari si Messi. Do të kemi probleme të mëdha për ta markuar, por jemi gati për të dhënë më të mirën”, ka deklaruar Modriq.

Më Shumë

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit