18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Hapet konkursi për tu bërë ushtar i Kosovës, këto janë kushtet

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë.

Ky konkurs është i hapur nga data 15.12.2022 deri më 15.01.2023

Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,

· Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,

· Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

· Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

· Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

· Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçarë në datën e aplikimit;

· Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.

· Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);

Linku për Aplikim: https://bit.ly/3PpgT5n

Më Shumë

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit