18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Sot shkon në lexim të dytë Buxheti 2023 – si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për t’i shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës, ku ndër to, më e rëndësishmja është shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2023.

Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, më ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro, shkruan Klan Kosova.

Ndërsa më 17 nëntor, projektligji në fjalë kaloi në lexim të parë me 64 vota pra.

Si do të ndahet ky buxhet?

Shuma prej 296 milionë eurosh – e cila është më e larta e ndarë për një dikaster – i dedikohet shëndetësisë në nivel qendror dhe lokal, shkruan Klan Kosova.

“60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal”, shkruan në njoftimin e Vetëvendosjes.

Pas shëndetësisë, më së shumti të holla i ndahen sektorit të Mbrojtjes, që figuron 123 milionë euro.

“Vitin e kaluar kemi dyfishuar buxhetin për Ushtrinë nga 50 milionë duke e çuar në 100 milionë, ndërkohë për vitin 2023 buxheti për fushën e mbrojtjes do të shkojë në 123 milionë euro duke e rritur kështu mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes”, ka thënë Hekuran Murati, ministër i Financave.

Për fushën e arsimit, qeveria i ka ndarë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin e kaluar.

“Këtë vit buxheti për arsim ishte 12 për qind më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 për qind më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vjet, kemi 24 për qind rritje të buxhetit për arsim”, njofton ministrja e për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Arbërie Nagavci.

“Ndër të tjera, për vitin 2023 kemi paraparë: 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit. 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja. 2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e 300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta, 59 këshilltarëve të karrierës, 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave. 150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë”, shtoi ajo.

Sa i përket bujqësisë, buxheti për këtë fushë shkon në 87 milionë euro, që sipas qeverisë, do të përkthehet direkt në ndihmën edhe më të madhe ndaj bujqve dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin.

Ndërsa për përmbushjen e politikave sociale, qeveria i ka paraparë 60 milionë euro. Sa i përket infrastrukturës, ekzekutivi i ka paraparë 69 milionë euro.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Muratit, buxheti 3.2 miliardë euro është shifra më e lartë e ndarë ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit