Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes nga Prizreni ia vjedhin viçat në vlerë të 9 mijë €

Në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit hajnat kanë hyrë me forcë në një stallë, me ç’rast kanë vjedhur disa viça, vlera e të cilëve sillet rreth 9 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

 

 

Me t’u denoncuar rasti, policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë që kanë kryer vjedhjen.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit