Vetura godet një vajzë të mitur në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën ‘UÇK’ në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, ku një veturë ka goditur një vajzë të mitur.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës dhe si pasojë ka goditur këmbësoren që po kalonte rrugën.

Si pasojë e aksidentit, vajza e mitur ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë trajtimin e nevojshme mjekësor.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin nuk është arritur ende që të identifikohet, për shkak se menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit