22.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Të rinjtë e Prizrenit dhe të Kukësit shkëmbejnë përvojat në edukimin mediatik

Të rinjtë nga Prizreni dhe ata nga Kukësi kanë shkëmbyer përvojat lidhur me edukimin mediatik, në saje të një bashkëpunimi të Këndeve amerikane që veprojnë në këto dy qytete.

Ky aktivitetet ka shërbyer për ndërgjegjësimin e tyre lidhur me çrregullimin informativ dhe rreziqet nga lajmet e rreme, duke u njohur me praktikat e mira të luftimit të tendencave për manipulim.

Vizita e të rinjve, të shoqëruar edhe nga ekspertët mediatikë nga Shqipëria në Prizren, vjen disa muaj pas një aktiviteti të ngjashëm të zhvilluar në Këndin amerikan në Kukës, raporton Telegrafi.

Gazetarja Esiona Konomi ka theksuar se shkëmbimet e tilla janë të nevojshme duke pasur parasysh zhvillimet aktuale në rajon përkitazi me çrregullimin informativ dhe lajmet e rreme. “Ne kuptojmë që çrregullimi informativ nuk ka kufi, nuk ka rajon të caktuar, është sfidë e gjithë globit në tërësi, dhe të gjitha verifikimet kanë provuar që të gjithë janë të ekspozuar ndaj manipulimit dhe dezinformimit. Kjo është aktuale sidomos për të rinjtë në rajon sepse ata janë e ardhmja dhe ne edukojmë një brez të ri si grup të synuar të informuar që mund të dallojë se çfarë është lajmi i rremë”, ka thënë ajo, pas punëtorisë së realizuar me të rinjtë e Prizrenit dhe të Kukësit.

Ndërsa koordinatorja e Këndit amerikan në Kukës, Erjona Todaj ka pohuar se liria e mediave është shtyllë e demokracisë dhe se atë duhet mbrojtur nga tendencat e ndryshme për çrregullimin informativ. “Ne mund të mësojmë shumë nga Prizreni për programet dhe përvojat në edukimin mediatik. Natyrisht ne do ta përcjellim gjithë këtë përvojë të bukur, sepse të rinjtë kanë nevojë për më shumë aktivitete të tilla, informata, dhe më shumë bashkëpunime me ekspertë mediatikë që luftojnë për lirinë e shtypit dhe demokracinë”, ka deklaruar Todaj. Sipas saj komunikimi i këtyre dy qyteteve ndërkufitare dhe këndeve përkatëse është i nevojshëm dhe në të ardhmen duhet forcuar edhe më shumë me programet e përbashkëta.

Ndërkaq koordinatori i Këndit amerikan në Prizren, Besart Osmani ka pohuar se të rinjtë e dy qyteteve në saje të aktivitete të tilla pajisen me njohuri se si të mos bien pre e lajmeve të rreme. “Ky takim i organizuar me Këndin amerikan nga Kukësi ka për qëllimin edukimin mediatik të rinjve dhe shkëmbimin e përvojave, me qëllim që të rinjtë të ndërgjegjësohen lidhur me rreziqet nga çrregullimi informativ respektivisht lajmet e rreme dhe si ti luftojnë ato. Disa muaj më parë ne si Këndi amerikan në Prizren kemi qenë në Kukës ku kemi mbajtur një sesion me të rinjtë e këtij qyteti, me diskutime të frytshme dhe ajo përvojë e mirë na ka shtyrë që ta realizojmë një aktivitet të ngjashëm edhe në Prizren”, ka thënë Osmani.

Në të njëjtën kohë ka sqaruar se një program i ngjashëm por i shkallës më të gjerë është realizuar edhe me të rinjtë nga Novi Sadi. “Ne sapo e kemi përmbyllur një projekt nëntë mujor tejet interesant e të nevojshëm me Këndin amerikan në Novi Sad, ku të rinjtë e Prizrenit dhe ata të Novi Sadit, kanë përfituar njohuri për edukimin mediatik e gazetarinë ndërkufitare, ndërkohë që kanë pasur hapësirë edhe për tu njohur dhe shoqëruar mes vete”, ka deklaruar Osmani, raporton Telegrafi.

Programet e Këndeve amerikane në Prizren dhe në Kukës financohen nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë përkatësisht në Tiranë, ndërkohë që gëzojnë mbështetjen edhe të pushteteve dhe komuniteteve lokale.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Sot publikohen të dhënat e para të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot do të publikojë të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Në ngjarjen që pritet të...

Arrestohet një person në Malishevë, i gjendet një pushkë gjuetie me dy fishekë

Është arrestuar një person në Vërmicë të Malishevës, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me dy fishekë. Policia ka bërë...

Lajmet e Fundit