Dita e finales: Spanja dhe Anglia në kërkim të trofeut

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen sot (14 korrik) në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut.

Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.

‘Furia e Kuqe’ për të arritur deri në finale fillimisht fitoi me pikë maksimale Grupin B aty ku bënin pjesë Shqipëria, Kroacia dhe Italia.

Më pas në fazën e 1/8 së finales eliminuan Gjeorgjinë për të mposhtur pastaj nikoqirin Gjermaninë në çerekfinale dhe Francën në gjysmëfinale.

‘Tre Luanët’ në anën tjetër për të siguruar kalimin deri në finale fillimisht fituan Grupin C duke e mbyllur si lider me pesë pikë të grumbulluara.

Më pas në 1/8 e finales anglezët mposhtën Sllovakinë, Zvicrën e eliminuan në fazën çerekfinalen, ndërsa Holandën e mposhtën në gjysmëfinale.

Spanja do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Kjo do të jetë finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive./Telegrafi

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit