11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për shkak të trafikut të dendur gjatë ditëve të verës.

Sipas këtij klubi, numri i madh i automjeteve mund të përbëjë rrezik për sigurinë e çiklistëve në rrugët e Prizrenit, dhe për këtë arsye është apeluar që secili pjesëmarrës në trafikun rrugor të kontribuojë për lëvizje të sigurt, raporton Telegrafi.

“Me ardhjen e diasporës dhe rritjen e numrit të turistëve në qytetin tonë të bukur, trafiku është bërë më i ngarkuar se zakonisht. Kjo ka shkaktuar pritje të gjata dhe ka krijuar një situatë shqetësuese për këmbësorët dhe çiklistët. Numri i madh i automjeteve përbën një rrezik për sigurinë e çiklistëve në rrugët e Prizrenit”, thuhet në apelin e “Pro Bike Prizren”.

Në vijim janë dhënë disa rekomandime për çiklistët, duke sugjeruar që evitohet dalja me biçikletë deri më datën 20 gusht.

“Ju sugjerojmë të evitoni daljen me biçikletë deri më 20 gusht 2024 për të minimizuar rrezikun. Nëse është e domosdoshme të dilni, ju lutemi të keni shumë më shumë kujdes gjatë ngasjes së biçikletës; Përdorni helmetë dhe drita të dukshme për t’u siguruar që jeni të dukshëm për drejtuesit e automjeteve; Mbani distancën e duhur dhe ndiqni rregullat e trafikut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve”.

Ngjashëm janë adresuar edhe disa rekomandime për drejtuesit e automjeteve, duke sugjeruar respektimin e çiklistëve në trafik.

“Ne ju bëjmë thirrje të përdorni biçikletën sa më shumë të jetë e mundur për punët tuaja të përditshme. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë; Respektoni çiklistët në rrugë dhe tregoni kujdes të veçantë në afërsi të tyre; Shmangni përdorimin e panevojshëm të automjeteve dhe zgjidhni mënyra alternative të lëvizjes për të kontribuar në një mjedis më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”.

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” në fund ka shprehur qëndrimin se me angazhim të përbashkët mund të krijohet një mjedis më i sigurt për të gjithë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Mbi 2 mijë e 600 tiketa trafiku u shqiptuan gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 606 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të kaluara. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe...

Mot i vranët, mëngjesi në shumë vende me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Lajmet e Fundit