24.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Mungesë e ujit në 14 fshatra të Prizrenit – punimet për sanimin fillojnë nesër

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për mungesë të ujit në 14 fshatra të Prizrenit që furnizohen nga burimi “Sozi”. Pas ankesave të shumta, ekipet e kompanisë kanë inspektuar burimin dhe kanë konstatuar një rënie drastike të nivelit të ujit në kaptazhë, duke penguar furnizimin me ujë në rezervuar.

Në një hetim të mëtejshëm, është identifikuar se punimet për rregullimin e shtratit të lumit në afërsi të burimit të ujit kanë ndikuar negativisht në pellgun ujëmbledhës të burimeve të “Sozit”. Kuvendi Komunal dhe operatori ekonomik janë angazhuar të fillojnë punimet për sanimin e këtij problemi që nga nesër, përcjell PrizrenPress.

Njoftimi i plotë:

Me datë 06.08.2024 (E Martë), duke u bazuar në ankesat e shumta për mungesë të ujit në 14 fshatrat të cilat furnizohen nga burimi i “SOZI”, ekipet e K.R.U. “Hidroregjioni-Jugor” menjëherë kanë dalur në teren për të inspektuar burimin e ujit SOZI dhe defektet e mundshme që mund të ndikojnë në mungesën e furnizimit me ujë nga ky burim.
Ekipi i terenit konstatoi që ka rënie drastike të nivelit të ujit në kaptazhë, rrjedhimisht nuk ka ujë të mjaftueshëm për të pompuar në rezervuar.
Me qëllim të identifikimit të problemit, i cili është paraqitur gradualisht për më shumë se dy javë.
Me qellim të konstatimit të gjendjes faktike kemi kontaktuar organet kompetente komunale dhe bashkarisht kemi dalur në vend të ngjarjes.
Sipas gjendjes faktike në teren, dyshohet që punimet që janë duke u zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit, i cili ndodhet në afërsi të burimit, kanë pasur impakt direkt në pellgun ujëmbledhës të burimeve të Sozit.
Kuvendi komunal, në bashkepunim me operatorin ekonomik kanë marrur obligim që nga neser të fillojnë punimet për sanimin e problemit. /PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West thuhet se u nda nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë. Të hënën në mëngjes, TMZ pretendoi se reperi dhe...

Një burrë në Prizren ankohet se që nga 1 qershori i janë vjedhur para në shtëpi

Një person në Prizren është ankuar të shtunën në polici se persona të panjohur që nga 1 qershori i këtij viti i kanë vjedhur...

Moti sot i vranët

Lajmet e Fundit