Sot, u përuruan 8 lokale të reja afariste zejtare në Rahovec, një hap kyç në zhvillimin ekonomik të qytetit, që pritet të sjellë gjallëri në tregun lokal dhe të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për ndërmarrësit dhe për zejtaret që duan të investojnë në Rahovec.
“Objekti përmban 8 lokale në dy kate, në sipërfaqe të përgjithshme prej 420 m². Parkingje të shënjuara sipas standardeve, në sipërfaqe prej 930 m². Së shpejti, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi t’i marrin në shfrytëzim këto lokale përmes ankandit publik, duke përfituar nga një ambient modern dhe i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të tyre afariste,” thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit