Grevist Bytyqi garon sot në Lojërat Paralimpike, të parat për Kosovën

Paralimpisti Grevist Bytyqi do të garojë sot në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të parat në historinë e shtetit të Kosovës.

Komiteti Paralimpik i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot, më fillim nga ora 11:11, paraatleti me të cilin Kosova përfaqësohet në këtë kompeticion, do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra.

“Më 28 gusht, në praninë e më shumë së 50 mijë spektatorëve, në Paris, nisën Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të cilat shënuan debutimin e shtetit të Kosovës në këtë ngjarje madhështore të parasportit në botë. Ndërkaq sot, më fillim nga ora 11:11, paraatleti me të cilin Kosova përfaqësohet në këtë kompeticion, do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra”.

“Bytyqi në këtë rrugëtim sfidues për Kosovën, është i shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, trajneri Adrian Mazreku, shefja e misionit, Arjeta Gashi dhe pjesëtarë të tjerë të lëvizjes paralimpike kosovare. Paraqitja e sotme e Grevistit në Paris vjen pas pranimit të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar”, thuhet tutje në komunikatë.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Lajmet e Fundit