18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Qendrim Biraj tërhiqet nga basketbolli, Bashkimi pensionon përgjithmonë numrin 12

Kapiteni shumëvjeçar i KB Bashkimi, Qendrim Biraj, ka vendosur të tërhiqet nga basketbolli aktiv pas një karriere 18-vjeçare me klubin e qytetit të Prizrenit.

“Djali i qytetit tonë, Biraj, mori shiritin e kapitenit në vitin 2014 pas pensionimit të Valentin Spaqit dhe udhëhoqi ekipin me sukses, duke çuar Bashkimin drejt titullit të kampionatit në vitin 2018—një arritje historike për klubin tonë,” u shpreh klubi në një deklaratë, përcjell PrizrenPress.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Biraj ka marrë rolin e Drejtorit Sportiv të klubit, ku pritet të vazhdojë të kontribuojë me të njëjtin pasion dhe përkushtim. Në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, klubi ka vendosur të pensionojë numrin 12 të Biraj përgjithmonë.

Në një ceremoni të veçantë, kryetari Astrit Martinaj e nderoi Birajn me një mirënjohje, ndërsa drejtori i klubit, Kushtrim Kabashi, i dhuroi fanellën me numrin 12. Tifozët e Bashkimit, “Arpagjik’t,” surprizuan Birajn me një koreografi të veçantë, duke krijuar një atmosferë emocionuese në përshëndetjen e tij përfundimtare.

“Faleminderit, Qendrim, për gjithçka që ke dhënë për këtë klub dhe për çdo moment që ke sjellë për tifozët dhe ekipin,” përfundoi deklarata e klubit./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit