8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në “Bazhdarhane”: Premtimi i papërmbushur i Totajt

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) thotë se premtimi i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për ndërtimin e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në lagjen “Bazhdarhane” ka mbetur i papërmbushur.

“Ky premtim ishte pjesë e fushatës zgjedhore dhe ishte pritur të ofronte një zgjidhje për problemet e trafikut dhe parkimit në atë zonë”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

“Megjithatë, me përfundimin e mandatit të tij, ky projekt nuk ka avancuar dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje konkrete për realizimin e tij. Kjo situatë i ka shtuar shqetësimet e qytetarëve për dështimin në përmbushjen e premtimeve të bëra nga kryetari i komunës”.

 

 

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit