16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ në Prizren organizon pritje solemne për studentët e rinj

Në mënyrë solemne sot janë pritur studentët e rinj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Në kuadër të Javës së Mirëseardhjes, organizuar nga Qendra e Karrierës, ata u njohën me mundësitë e shumta për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Aktiviteti u hap me një fjalim mirëseardhjeje nga Rektori i Universitetit, Prof. Mentor Alishani, i cili përshëndeti studentët e rinj dhe i inkurajoi ata që të përfitojnë sa më shumë nga ky udhëtim akademik. Ai vuri në dukje se universiteti është një ambient i pasur me mundësi për rritje personale dhe profesionale, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik dhe studentëve.

Në vazhdim, prorektorja Prof. Adelina Rakaj prezantoi Kodin e Etikës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tij në krijimin e një ambienti akademik dhe profesional. Kodi i Etikës, përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm që ndihmon studentët të përballen me sfidat e tyre akademike dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Bleona Buduri, e cila theksoi rolin kyç të këtij organi në përfaqësimin e zërit të studentëve dhe në përmirësimin e kushteve akademike e sociale.

Në fund, Nehat Gashi, udhëheqës i Qendrës për Karrierë dhe Alumni, foli për rolin e rëndësishëm të kësaj Qendre në mbështetjen e studentëve për zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe krijimin e mundësive për praktikë dhe punësim. Ai prezantoi shërbimet dhe mundësitë që qendra ofron për të gjithë studentët e universitetit.

Eventi përfundoi me ftesën për studentët që të vazhdojnë të angazhohen në aktivitete të tjera që janë pjesë e Javës së Mirëseardhjes dhe të eksplorojnë më tej njësitë e tyre akademike, duke krijuar lidhje të reja dhe përvoja të paharrueshme.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Rubin: Ne e inkurajonim Thaçin ta shihte Rambujenë si mundësi të arritjes së paqes

James Rubin deklaroi në Hagë se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që...

Lajmet e Fundit