9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Arben Shala: Vetëvendosje riciklon akuzat që janë hedhur poshtë nga prokuroria

Anëtari i propozuar në komisionin përzgjedhës për drejtorët e shkollave, Arben Shala, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të diskredituar punën e suksesshme në komunë.

“Edhe aty ku nuk mund të gjejnë shkas, shpikin një dhe e procesojnë përmes makinerisë së propagandës. Kjo, që po e përmendni, është një riciklim i një akuze që disa vjet më parë është hedhur poshtë edhe nga prokuroria. Askush prej tyre nuk e tregon këtë sepse nuk iu konvenon; propaganda do ta humbiste qëllimin”, tha Shala për Telegrafin.

Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e fundit të Kuvendit, kërkoi largimin e Shalës nga komisioni, me arsyetimin se ai është përfitues i një tenderi dhe subvencioneve nga komuna.

Shala thekson se kjo është një mënyrë e zakonshme e veprimit të këtij subjekti politik.

“E kuptoj që si parti janë të detyruar të gjejnë çfarëdo si mjet për të sulmuar partinë kundërshtare, pa zgjedhur mjete e mënyra. Nëse janë të detyruar të riciklojnë çështje nga disa vjet më parë dhe nuk mund të gjejnë shkaqe të tjera, atëherë është koha t’i japin fund kësaj”, deklaroi Shala.

Ai shtoi se ndjehet i privilegjuar që është shënjestruar nga Lëvizja Vetëvendosje si një armë lufte për të sulmuar partinë kundërshtare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Lajmet e Fundit