10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Nxënësit e gjimnazit ‘Gjon Buzuku’ të Prizrenit realizuan një vizitë në Turqi, përmes Binjakëzimit

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren kanë realizuar një vizitë në gjimnazin “Pertevniyal Lisesi” në Turqi.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të binjakëzimit të dy shkollave.

“Si pjesë e aktiviteteve tona të vazhdueshme, Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ ka realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm përmes binjakëzimit me Gjimnazin ‘Pertevniyal Lisesi’. Ky binjakëzim është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e kulturave, metodave të procesit mësimor dhe vizitave në vende me rëndësi artistiko-kulturore,” njofton gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

“Gjatë vizitës së nxënësve dhe stafit të gjimnazit tonë në Gjimnazin ‘Pertevniyal Lisesi’ janë zhvilluar disa aktivitete të veçanta, duke përfshirë: vizitën në ambientet e gjimnazit, shetitjen nëpër laboratorët dhe njohjen me mbarëvajtjen e procesit mësimor. U zhvilluan vizita në disa prej vendeve më të njohura të qytetit të Stambollit, si Xhamia ‘Aya Sofya’, Xhamia e Sulltan Ahmetit, Qarshija e Mbyllur (Kapali Çarshia), Kështjella Topkapi (Topkapi Saray?) dhe shetitja përgjatë Bosforit (Bo?az Turu). Nxënësit patën mundësinë që të vizitojnë Universitetin e Stambollit, i cili është universiteti më i vjetër në Republikën e Turqisë.”

“Për të shënuar përfundimin e vizitës, Gjimnazi ‘Pertevniyal Lises’ organizoi një program artistiko-kulturor, në të cilin nxënësi ynë Andi Mashkulli, kryetar i Këshillit të Nxënësve, performoi pjesën ‘Passacaglia’ të Handelit në piano.”/PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit