Qendrim Kida merr drejtimin e FC Suhareka

FC Suhareka ka zyrtarizuar marrëveshjen me kryetrajnerin e ri, Qendrim Kida.

“Kida bashkohet me klubin tonë pas eksperiencës së jashtzakonshme me skuadrën e Malishevës dhe me përvojën e tij si ish-futbollist tashmë edhe si trajner i disa skuadrave. Vizioni i tij, energjia e punës dhe përkushtimi do të kontribuojnë në arritjen e objektivave tona”, deklaroi klubi, në njoftimin zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Klubi gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë për trajnerin e ri, duke shtuar: “Përkrahja e kryesisë do jetë maksimale në të gjitha aspektet”.

FC Suhareka i uron mirëseardhje Qendrim Kidës dhe pret që nën drejtimin e tij të arrijnë sukseset e radhës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit