8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

LDK-ja reagon pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës, Berat Kabashi dhe Beqir Berisha, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Prizren ka  dënuar me nga 6 muaj burgim për të dy, i cili më pas është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 3 mijë eurosh për secilin.

“Zëri jonë ka filluar të dëgjohet nga institucionet e drejtësisë, ndonëse me vonesë,” thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia shpreh keqardhje se “kryefajtori i të gjitha shkeljeve në pushtetin aktual komunal akoma vazhdon ta ushtrojë detyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës, ndonëse është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”

LDK thekson se dënimi dy zyrtarëve komunalë të Suharekës është “vetëm njëra nga qindra shkeljet e shumta që kanë ndodhur në dy qeverisjet e Bali Muharremajt.”

“Nëse do të ishin ndërmarrë masa ligjore më herët, shumë nga shkeljet do të ishin parandaluar.”

Dënimi lidhet me një vepër penale të kryer në vitin 2018, në vitin e parë të qeverisjes Muharremaj.

“Kjo ngjarje vë në pah dëmin e mundshëm që mund të jetë shkaktuar për buxhetin e qytetarëve,” thuhet nw reagimin e LDK-së nw ./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit