6.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Përvjetori i themelimit të gjimnazit ‘Gjon Buzuku’ në Velezhë: Një rrugëtim 30 vjeçar

Nue Oroshi

Sot, më 5 nëntor 2024, janë plot tridhjetë vjet që, me iniciativën e atdhetarit Don Pren Kola, u themelua paralelja e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Velezhë, Prizren. Kjo ngjarje e rëndësishme është e lidhur ngushtë me tre shtyllat kryesore që vunë themelet e këtij gjimnazi: Don Pren Kola, mr.sc. Enver Sulaj dhe mr.sc. Nue Oroshi.

Pas këtij angazhimi fillestar, u përfshinë edhe figura të tjera të shquara si: mr.sc. Agron Bytyqi, Nikollë Domgjoni, dhe shumë profesorë të tjerë të talentuar që dhanë një kontribut të çmuar. Nuk duhet harruar gjithashtu kontributi i jashtëzakonshëm i Bernard Oroshit, ish-drejtor i Shkollës Fillore “Zef Lush Marku”, i cili dha një mbështetje të paçmuar në themelimin e gjimnazit. Bernard Oroshi, për këtë angazhim dhe për rolin e tij si drejtor, vuajti shumë nga policia serbe, duke u rrahur brutalisht për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

Kam pasur nderin të jem kujdestar i gjeneratës së parë të këtij gjimnazi dhe gjithashtu përgjegjësi i parë i kësaj shkolle. Po ashtu, nuk duhet harruar kontributi i profesor Bibë Dulajt, i cili në atë periudhë ishte drejtor i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren.

Pas luftës, ky gjimnaz u mbyll përkohësisht me një vendim të Ministrisë së Arsimit, por falë ndërhyrjes time dhe mbështetjes së prof.dr. Hajrullah Koliqit, ministër i Arsimit në atë kohë, si dhe profesorit tim të Mesjetës, prof.dr. Selim Daci, gjimnazi u aktivizua sërish.

Vitet kalojnë, por historia i ruan dhe i kujton ngjarjet që e formësuan këtë institucion të rëndësishëm arsimor.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Shi dhe borë sot

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti...

Lajmet e Fundit