-1.9 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Vetëvendosje në Prizren kërkon llogaridhënie për premtimet e papërmbushura të kryetarit Totaj

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka premtuar shumë projekte në fushatën paraelektorale dhe se të njëjtat nuk i ka realizuar gjatë mandatit qeverisës.

“Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, fushatën zgjedhore e nisi dhe e përfundoi me premtime të mëdha dhe pritshmëri të larta! Na premtoi transformimin e parkut të qytetit, një parking nëntokësor për 711 vetura, dhe rregullimin e shtratit të Lumëbardhit – projekte që qytetarët i mirëpritën. Mirëpo, sa kohë ka kaluar dhe ku janë rezultatet?”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Ky subjekt politik tutje ka shprehur qëndrimin se “Parku i Qytetit vazhdon të mbetet i paprekur e në gjendje të mjerueshme”, pastaj se “parkingu nëntokësor jo vetëm që nuk u realizua por u shndërrua në simbol të premtimeve boshe dhe projekteve të harruara”.

“Rregullimi i shtratit të Lumëbardhit nuk filloi asnjëherë e për më tepër nuk mirëmbahet e nuk e ka kujdesin e duhur”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë nënvizohet se premtimet duhet të përmbushen për hir të qytetarëve.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë të shohin përmbushjen e këtyre premtimeve, e jo vetëm fjalë boshe dhe projekte të ngecura në letër. A është ky transformimi që na u paraqit e premtua nga Shaqir Totaj? Prizreni është qytet historik dhe simbol i kulturës. Prizreni ka nevojë për një kryetar që punon, e jo që mashtron!”, thuhet në reagim e LVV-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gjendja në Malishevë drejt stabilizimit pas reshjeve të fundit

Gjendja në Komunën e Malishevës po stabilizohet pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, situata është më e qetë dhe niveli i ujërave...

Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për...

Lajmet e Fundit