1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Prizreni shënon fitore historike 14-0 kundër Beharit

FC Prizreni ka arritur një fitore spektakolare në kuadër të Java 14 të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mundur KF Behari me rezultatin e jashtëzakonshëm 14-0. Ky sukses i shënuar tregon forcën e ekipit dhe përkushtimin e trajnerit Bekim Bakaj për zhvillimin e talentëve të rinj, përcjell PrizrenPress.

Në këtë ndeshje, FC Prizreni shënoi një numër të madh golash, me Y. Myrtezani që doli si figura kryesore, duke shënuar katër gola (dy asistime nga N. Likaj dhe R. Shahu). D. Jesus, N. Likaj, R. Shahu, A. Jakupi, Q. Hodaj, dhe L. Memaj gjithashtu kontribuan me gola, duke vulosur një rezultat të jashtëzakonshëm.

E veçanta e këtij suksesi ishte përfshirja e lojtarëve nga ekipi U19 i FC Prizrenit. Trajneri Bakaj i dha mundësinë talenteve të rinj të tregojnë aftësitë e tyre, dhe ata e shpërblyen me paraqitje të shkëlqyer, duke dëshmuar se janë të gatshëm për nivele më të larta.

Ky rezultat është një tjetër dëshmi e punës së përkushtuar të klubit, veçanërisht në zhvillimin e akademisë dhe mbështetjes së talenteve të rinj./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit