8.4 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Përkujtohet 26-vjetori i Betejës së Lavdishme të UÇK-së në Malet e Pashtrikut

Të shtunën është përkujtuar, përmes një tubimi, 26-vjetori i betejës së famshme të UÇK-së te vendi “Liqenet e Hasit” në malet e Pashtrikut. 26 vite më parë, kanë rënë në altarin e lirisë 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa hynin në Kosovë për të sjellë armatim nga Shqipëria.

Në nderim të kësaj ngjarjeje, në vendin e quajtur “Liqenet e Hasit” në Pashtrik, është organizuar një tubim përkujtimor, pjesë e të cilit ishin familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, para të pranishmëve tha se sot po përkujtojmë pavdekshmërinë e të rënëve për liri dhe po nderojmë ata që ishin pjesë e betejës së Pashtrikut dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se kjo betejë ishte ndër ngjarjet më të lavdishme të luftës heroike që bëri UÇK-ja për lirinë e Kosovës.

Ish-eprori i UÇK-së, Mahir Hasani, protagonist në këtë betejë, tha se Pashtriku plak gjatë luftës në Kosovë shërbente si autostradë për furnizim të UÇK-së me armatim nga Shqipëria, i cili shpesh është larë me gjakun e dëshmorëve të shumtë për çlirimin e vendit.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se Shtegu i Lirisë, i rregulluar vitin e kaluar së bashku me shoqatat e dala nga lufta, na shërben që ta kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme.

Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit 1998, në malet e Pashtrikut u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake serbe. Në këtë betejë, sipas pjesëmarrësve, morën pjesë 154 luftëtarë të UÇK-së, kundrejt një force shumë më të numërt dhe shumë më të armatosur. Në këtë betejë ranë në altarin e lirisë 41 dëshmorë, për të mbetur përjetësisht në historinë më të lavdishme të Kosovës./tv prizreni/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni monitorohet nga kamerat e sigurisë 24 orë

Komuna e Prizrenit dhe policia rajonale kanë lansuar projektin për monitorim 24 orëve të lëvizjeve në qytetin e Prizrenit. Kamerat e sigurisë në fillim...

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas...

Lajmet e Fundit