6.5 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 43:33 ndaj Llapit në Podujevë. Arbios Mushkolaj i kishte 11 gola, ndërsa Mali Luzha dhjetë te “vreshtarët”. Nga dhjetë gola për Llapin i realizuan Blerton Hasani e Ardi Halili.

Besa Famgas fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:29. Edonis Hajra i kishte 11 gola tek ekipi pejan, ndërsa nga tetë i realizuan Olsi Mulaj e Jon Vokshi. Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Egzon Ademi e shtatë Muhamet Hyseni.

Në Mitrovicë, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 46:37. Yassine Henahen i kishte 11 gola për ferizajasit, derisa Gentrit Brahimi e Besnik Bytyqi i realizuan nga gjashtë. Amar Mujka i shënoi 16 gola për “xehetarët”, ndërsa 11 i kishte Ermir Smaka.

Rahoveci e ka përfunduar stinorin vjeshtor me 28 pikë. I ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe dimëron në pozitën e parë. Besa Famgas e Kastrioti i kanë nga 22. Pason Prishtina në vendin e katërt me 16 pikë. Vushtrria, Vjosa e Llapi i kanë nga tetë pikë në pozitat pesë, gjashtë e shtatë. Trepça mbetet e fundit, pa pikë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit dhe AAPSK diskutojnë koordinimin për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka takuar përfaqësuesit nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) respektivisht...

Sot përpjekje tjetër për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive...

Lajmet e Fundit