4.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash, kryetari apelon për bashkëpunim

Reshjet intensive të borës në komunën e Dragashit kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, përmes një deklarate ka bërë të ditur se ekipet komunale janë angazhuar maksimalisht për pastrimin e rrugëve.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit, 4 traktorët e komunës janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve nga bora. Ata kanë dhënë prioritet hapjes së rrugëve kryesore të fshatrave, dhe pas stabilizimit të kushteve të motit, do të vazhdojnë me pastrimin e rrugëve të lagjëve”, ka deklaruar Xheladini, përcjell PrizrenPress.

Ai ka falënderuar kompanitë lokale që po ndihmojnë në përballimin e situatës.

“Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj përzemërsisht kompanitë ‘Behari’, ‘NIKI’ dhe ‘Univerzal Komerc,’ të cilat, pas kërkesës sime dhe me vullnetin e tyre, kanë dalë në terren dhe janë duke pastruar rrugët nga bora”, ka shtuar ai.

Në këtë situatë emergjente, Xheladini u ka bërë thirrje qytetarëve që disponojnë mjete për pastrimin e borës, të japin kontributin e tyre.

“Apeloj te qytetarët që kanë mekanizma për pastrimin e borës të dalin në terren dhe të japin kontributin e tyre për të tejkaluar këtë emergjencë,” ka përfunduar ai.

Komuna ka garantuar se pas përmirësimit të kushteve atmosferike, do të vazhdohet me intensifikimin e punës për hapjen e të gjitha rrugëve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Lajmet e Fundit